Policia në Katalonja ka arrestuar Jonathan Andiç, djalin e themeluesit të kompanisë së njohur të modës “Mango”, në lidhje me vdekjen e babait të tij, Isak Andiç, ka shkruar The Guardian.
Biznesmeni 71-vjeçar humbi jetën në dhjetor të vitit 2024, pasi dyshohet se ra rreth 100 metra në një humnerë malore gjatë një ecjeje në zonën e Montserrat pranë Barcelonas, ku ndodhej së bashku me djalin e tij Jonathan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht, autoritetet e trajtuan rastin si aksident. Megjithatë, mediat spanjolle raportuan më vonë se hetuesit nisën të shqyrtonin edhe mundësinë e një vrasjeje.
Policia e Katalonjës, Mossos d’Esquadra, konfirmoi se Jonathan Andiç është arrestuar dhe po merret në pyetje lidhur me rastin.
“Bashkëpunimi ka qenë dhe do të mbetet i plotë”, ka deklaruar një zëdhënës i familjes.
Familja shtoi se beson në pafajësinë e Jonathan Andiç.
Sipas raportimeve të gazetës El País, policia nuk ka gjetur prova të drejtpërdrejta për atë që ndodhi në humnerë, por disa indicie i kanë shtyrë hetuesit të mos e konsiderojnë më rastin thjesht aksident.
Ndërkohë, La Vanguardia ka raportuar se gjykatësi i çështjes ndryshoi statusin e Jonathan Andiç nga dëshmitar në person të dyshuar që në shtator të vitit të kaluar.
“Familja Andiç nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë mbi vdekjen e Isak Andiç. Ata respektojnë hetimet në vazhdim dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me autoritetet, duke besuar se pafajësia e Jonathan Andiç do të provohet”, pati deklaruar më herët familja Andic.
Isak Andiç Ermay ka lindur në Stamboll në vitin 1953 në një familje hebreje dhe u shpërngul në Katalonjë në fund të viteve '60.
Ai ka nisur biznesin duke shitur bluza te shokët e shkollës, më pas punoi në tregje rrobash dhe në vitin 1984 hapi dyqanin e parë “Mango”.
Brendi u kthye më vonë në një nga kompanitë më të njohura evropiane të modës, me qindra dyqane në mbarë botën.