Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet bosi meksikan i drogës, ndër më të kërkuarit nga SHBA-ja

Bosi meksikan i drogës, Rafael Caro Quintero, i cili është në listën e më të kërkuarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar në shtetin perëndimor të Sinaloas, thotë marina meksikane të shtunën, shkruan BBC.

Quintero, i cili akuzohet për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti anti-drogë në SHBA në vitin 1985, u mbajt në qytetin Choix.

Marina njoftoi se Quintero, që besohet të jetë 69 vjeç, u gjet në shkurre nga një qen i stërvitur. Por gjatë operacionit u vranë 14 marinarë. 

SHBA ka thënë se do të kërkonte ekstradimin e menjëhershëm të Quinteros.

"Nuk ka vend për t'u fshehur për këdo që rrëmben, torturon dhe vret organet e zbatimit të ligjit amerikan. Ne u jemi thellësisht mirënjohës autoriteteve meksikane për kapjen dhe arrestimin e Rafael Caro Quintero", u shpreh Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Merrick Garland.

Quintero ishte një nga tre anëtarët themelues të Kartelit të fuqishëm të Guadalajaras.

Ai kaloi 28 vjet në burg për vrasjen e ish-agjentit të Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA), Enrique Camarena.

Edhe Meksika ekstradon në SHBA trafikantin famëkeq të drogës Botë Meksika ekstradon në SHBA trafikantin famëkeq të drogës

Vrasja tensionoi lidhjet SHBA-Meksikë në atë kohë dhe më vonë u dramatizua në serialin Netflix Narcos: Mexico.

Në vitin 2013, një gjykatë në Meksikë uli dënimin 40-vjeçar të Quinteros dhe e liroi atë, duke vendosur se ai duhej të ishte gjykuar në një gjykatë dhe jo në një gjykatë federale.

Vendimi u rrëzua më vonë nga gjykata supreme e vendit - por Quintero tashmë ishte arratisur, për t’u kapur në vitin 2022.