Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armenia drejt revolucionit të kadifenjtë?

Lideri i opozitës armene, Nikol Pashinyan, deklaroi se në vend është krijuar një situatë revolucionare, njofton “Interfax”.

“Në të gjithë republikën ka protesta, greva dhe po bllokohen rrugët. Unë po njoftoj fillimin e revolucionit të kadifenjtë”, theksoi ai.

Pashinyan shtoi gjithashtu se rreth 30 persona janë dërguar në rajonin e policisë për shkak të protestave kundër emërimit si kryeministër të ish-presidentit, Serzh Sargsyan.

“Të gjitha forcat e policisë janë grumbulluar përpara parlamentit. Po na presin, por ne do të bëjmë një gjë tjetër. Do të organizojmë një marshim dhe do të paralizojmë ndërtesat e tjera qeveritare. Atje ku do të mund të futemi do të organizojmë protesta ulur”, shtoi Pashinyan.

“Duhet të mënjanojmë aktet e dhunës”, theksoi ai.

Parlameti armen ndodhet aktualisht në një seancë plenare për të kaluar vendin në sistemin e qeverisjes parlamentare.

Artikuj të ngjashëm