Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arkitektura me rol vendimtar në zbardhjen e krimeve në Danimarkë

Çfarë mund të shihet si instalacion arti në fakt është rindërtim i një dhome të fshatit Miranshah të Pakistanit, që ishte goditur nga dronët në qershorin e vitit 2012.

Kompania me bazë në Londër që përbëhet nga artistë, arkitektë, avokatë dhe hulumtues, krijon vizuelizime tredimensionale që janë përdorur nga prokurorët dhe grupet për të drejtat e njeriut nëpër botë.

Është një prej shembujve që puna e detajuar kolektive ka ndihmuar në hetimin e krimeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Kompania beson se edhe materialet, siç janë tullat, gjethet, madje edhe tymi, mund të jenë dëshmitarë të krimeve.

Eyal Weizman, drejtor i kompanisë, thotë se arkitektura është një mënyrë e vështrimit të botës.

Edhe Arkitektura përballë pyetjes së përhershme nëse mund ta shpëtojë botën Kulturë Arkitektura përballë pyetjes së përhershme nëse mund ta shpëtojë botën

“Arkitektura është gjithashtu një mënyrë e të parit, mënyrë e analizimit të botës. Shumica e luftërave ndodhin në qytete, mes ndërtesave dhe shtëpive. Në fakt, modelimi i këtyre skenave në forma tredimensionale na ndihmon që të shohim skenat e krimit. Kur një krim ndodh në qytet, arkitektura veçse është duke e parë atë”.

Ekspozita që është hapur në muzeun e artit në Danimarkë, tregon sesi grupi përdor metodat dhe mjetet për analizat e incidenteve të veçanta - që prej shënimeve të djegura e deri te dëshmitë e dëshmitarëve.

“Kur keni shumë pamje të një incidenti, duhet që t’i bëni bashkë brenda një ambienti arkitekturor me qëllim që t’i shikoni këto pamje me radhë. K të bëjë me lidhjen e tyre”.

Ekspozita shtjellon edhe veprën e ashtuquajtur “Mënyrat e ndjeshmërisë” që funksionon si sensor dhe regjistron ndryshimet në një ambient – nga të qarat në murin e një shtëpie në Gaza e deri te retë e gazit.

Që prej vitit 2018, “Forensic Architecture” ka vendosur algoritme në makineritë të cilat tani identifikojnë objektet siç janë bombolat e gazit lotsjellës, automjetet policore dhe ushtarake, armatimin e ndaluar dhe bombat kimike.

Edhe Danimarka pranon rolin në sulmet ajrore të NATO-s që vranë 14 civilë më 2011 Botë Danimarka pranon rolin në sulmet ajrore të NATO-s që vranë 14 civilë më 2011

Weizman thotë se praktikat e grupit kanë nisur në Izrael dhe Palestinë. Që prej themelimit në vitin 2021, kompania ka punuar në Meksikë, Argjentinë, Venezuelë, Kolumbi, SHBA, Britani të Madhe dhe Gjermani.

Grupi tani është duke përkrahur kolegët nga Ukraina, të cilët janë duke përdorur këtë teknologji për t’i hetuar bombardimet në Kiev dhe në Mariupol.