Një anije italiane ka shpëtuar të shtunën 65 migrantë, përfshirë këtu gra e fëmijë, të cilët kishin ikur nga Libia për në Evropë, përmes një varke të drurit.
Varka e migrantëve kishte nisur të dridhej pasi motori i saj kishte ndaluar së punuari. Kjo është vërejtur nga një aeroplan monitorues i cili ishte duke fluturuar mbi Detin Mesdhe. Sipas raportimeve, asnjë nga personat që ndodheshin në varkë nuk kishin të veshur jelekë shpëtues, kështu që anija Asso Ventinice e cila ndodhej në afërsi i ka shpëtuar të ata, pasi ishte lajmëruar nga aeroplani monitorues.
Një anije e rojës bregdetare libiane ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të inspektuar varkën.
Ndërkohë anija italiane ka bërë të ditur se të gjithë personat që ndodheshin në varkë janë shpëtuar, duke përfshirë pesë fëmijë, dhe që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

-
Anija italiane gjen 76 migrantë në Detin Mesdhe
-
Shpëtohen disa migrantë në operacionet në Mesdhe
-
Autoritetet italiane shpëtojnë një anije me mbi 500 emigrantë
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje