Pothuajse të gjitha takimet e kompanisë, në të cilat ka marrë pjesë Keiko Classen, janë zhvilluar në gjuhën angleze. Nuk është kushedi çfarë risie për të – ama kompania e saj e ka selinë në Itali dhe Classen është holandeze.
Në njërin prej takimeve të fundit, ishte e vetmja joitaliane në sallë kur kolegët vendosën të mos flisnin anglisht – gjuha që rëndom përdoret në bashkëbisedim – sepse dikush kishte telashe ta kuptonte bisedën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi në filma
“Ishte si të shikosh një film”, thekson Classen. “Dhe në momentin që ndërruan gjuhën, erdhi në pah kultura e tyre”.
Në kompaninë “ITT Motion Technologies”, kompani me seli në Itali që merret me inxhinieri digjitale e ku Classen është drejtoreshë ekzekutive e komunikimit, secili prej anëtarëve të stafit pritet të flasë anglisht dhe shumica e bashkëbisedimeve ndërmjet kolegëve zhvillohen në gjuhën angleze.
Ani pse nuk konsiderohet gjuhë zyrtare e kompanisë me 4.500 punëtorë që punojnë në shumë shtete, duke përfshirë edhe Kinën, Japoninë, Indinë dhe Gjermaninë, është gjuha e vetme të cilën mund ta flasin të gjithë nëpunësit – edhe atëherë kur anglishtja e tjetrit mund të mos kuptohet përherë krejtësisht... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.