Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerikanët besojnë më shumë në Zelenskyn sesa në Bidenin

Nga një sondazh që ka zhvilluar Qendra e Hulumtimit “Pew” me bazë në Washington, rezulton se besimi i qytetarëve amerikanë në presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shumë i lartë sesa në presidentin e tyre, Joe Biden.

Hulumtimi po ashtu ka nxjerrë se amerikanët i besojnë më shumë Zelenskyt edhe se presidentit francez, Emmanuel Macron apo kancelarit gjerman, Olaf Scholz, shkruan “Ukraine Now” të mërkurën në rrjetin social, Telegram.

Sipas sondazhit, 72% e qytetarëve amerikanë besojnë në Zelenskyn, ndërkaq vetëm 48% e tyre besojnë në Bidenin.

Qendra e Hulumtimit “Pew” është organizatë jopartiake, e cila ofron informata në çështjet sociale, opinionin publik dhe trendet demografike në SHBA dhe në botë.

Image