Intervista e ambasadorit spanjoll Enrike Vigera në gazetën greke “Eleftheros Tipos” dhe kritikat e tij ndaj qendrimit të Athinës zyrtare për çështjen e Katalonjës ka shkaktuar incident diplomatik midis dy vendeve, bën të ditur TCh.
Ministria e Jashtme greke është përgjigjur me gjuhë të ashpër ndaj deklaratave të diplomatit spanjoll duke theksuar se ai ka fyer kushtetutën e Greqisë, duke pretenduar se Presidenti i Republikës nuk shpreh njëkohësisht edhe vijën qeveritare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithashtu duke lënë të kuptohet se ka një mosmarrëveshje midis Presidentit të Republikës dhe qeverisë, z.Vigera provokon përtej kufijve diplomatikisht të tolerueshme, ndërsa komentet e tij me anë të të cilave jetëson publikisht pozicionimin e gabuar të opozitës greke për këtë çështje janë ndërhyrje e papranueshme në politikën e brendshme të vendit” -theksohet në deklaratë.
Ministria e Jashtme greke qe e ka thirrur ambasadorin spanjoll për të dhënë shpjegime, i ka bërë thirrje atij të mos sillet në një mënyrë që nuk është në përputhje me rregullat e diplomacisë dhe të korrigjojë deklaratat e tij të padrejta duke dhënë sqarimet e nevojshme tek qeveria greke.
Gjithsesi vetëm të dielën pas mesditës, Ministria e Jashtme greke dha për herë të parë një deklaratë zyrtare për ngjarjet në Katalonjë.
Aty theksohet se Greqia mbështet integritetin territorial të Spanjës, kundërshton veprimet e njëanshme që dëmtojnë unitetin e vendit dhe parimin e kufijve të pandryshuar dhe duke ndjekur me shqetësim situatën shpreson që dialogu paqësor dhe demokratik të rivendoset sa më shpejt që të jetë e mundur.