Ambasada ruse në SHBA ka kritikuar atë që e kanë quajtur “deklaratë provokative” nga zyrtari i Qeverisë së SHBA-së, Ned Price, të martën, i cili përmendi edhe mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga Rusia në Ukrainë.
“Ne jemi të shqetësuar, siç e kemi thënë edhe më herët, që Rusia mund të ketë përdorur armë kimike”, ka thënë Price, shkruan BBC.
Ambasada ruse i ka quajtur komentet “të zbrazëta” dhe të pambështetura në prova.
Gjithashtu ka kritikuar edhe referimet për dështim të ushtrisë ruse gjatë pushtimit.
Ambasada ka thënë se ushtria ruse me sukses ka përformuar në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtëpia e Bardhë paralajmëron se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë
-
SHBA-ja akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë
-
Kremlini thërret ambasadoren amerikane pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas në Krime
-
Rusia pretendon se Ukraina edhe më herët ka përdorur armët e SHBA-së për sulme ndaj saj
-
SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase