18-vjeçarja Fatima Sultani e vështron majën e një mali afër kryeqytetit të Afganistanit, Kabulit, pasi ka përfunduar fazën e ngjitjes së mëngjesit, duke menduar për hapat e saj të radhës.
Ajo dhe ekipi i saj prej nëntë alpinistëve të rinj afganë, tri prej të cilëve janë gra, ia kanë mësyrë të ngjiten në malin Mir Samir të Afganistanit dhe pas kësaj të udhëtojnë në Nepal për ta arritur majën më të lartë në botë, Everestin.
Sultani ka vazhduar të ngjitet gjatë pandemisë së koronavirusit.
Në gusht ka arritur majën Noshkah, një nga më të vështirave për t’u ngjitur, në vargmalin Hindu Kush në veri të Afganistanit.
Por, përderisa talebanët janë në bisedime me qeverinë afgane për të arritur paqen në Afganistan, shumëkush frikësohet se mund t’i ndalojnë aktivitetet e grave, që përfshijnë sportet siç kanë bërë me një rregull gjatë viteve 1997-2001.
Edhe
Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar
Edhe pse talebanët thonë se kanë ndryshuar, qëndrimet e tyre publike rreth të drejtave të grave kanë qenë të paqarta dhe të gjithë shqetësohen.
Kur nuk është në male, Fatima jeton në Kabul me prindërit e saj, motrën dhe macen e saj. Babai i saj ka thënë se do të vazhdojë kremtimin për arritjet e saj, por si prind shqetësohet për sigurinë e saj.