Kompania ajrore italiane “Alitalia”, vendosur nën tutelë për shkak të vështirësive të mëdha njoftoi anulimin e 200 fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare për shkak të një greve nga një pjesë e personelit.
“Një zgjidhje alternative është gjendur tashmë për 80 për qind të pasagjerëve përkatës”, theksoi kompania në internet, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
“Alitalia”, që ka regjistruar humbje që prej disa viteve, është vendosur nën tutelë më 2 maj, me kërkesë të aksionarëve, pas refuzimit nga personeli për një plan ristrukturimi që parashikonte 1 700 të hequr nga puna.
Artikuj të ngjashëm
-
Greva anulon mijëra fluturime në Itali
-
Greva në Itali anulon qindra fluturime, preken 6 linja nga Tirana
-
Anulohen qindra fluturime në aeroportet e Gjermanisë
-
Anulohen dhjetëra fluturime në Irlandë si pasojë e grevës së trafikut ajror në Francë
-
Sërish grevë në Gjermani, miliona udhëtarëve u anulohen udhëtimet