Shefi i Gardë Nacionale të Rusisë ka thënë se ofensiva ushtarake e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon sipas planit, raporton agjencia Reuters.
Është pranimi më i madh deri më tash nga një zyrtar i Kremlinit se pushtimi rus i Ukrainës po shkon më ngadal se që është pritur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të doja të thoja se po, por jo çdo gjë po shkon shpejt siç do të donim”, ka thënë Viktor Zolotov, që është aleat i ngushtë dhe ish-truprojë e presidentit rus Vladmir Putin.
Ai për përparimin e ngadalshëm ia ka lënë fajin “elementeve të ekstremit të djathtë të fshehur në mesin e popullatën ukrainase”, duke luajtur në kartën prapa të cilës ka nisur sulmet Moska, se po tenton të pastrojë Ukrainën nga neo-Nazistët.