Një alarm për bombë është raportuar në Londër, në Royal Opera House, ku disa ndërtesa janë evakuuar si pasojë e sinjalizimit për një pako të dyshimtë, transmeton Shqip, ndërsa e gjithë zona është rrethuar, policia nuk konfirmon për një kërcënim real. Aktualisht kontrollet janë në vijim, ndërkohë që e gjithë zona është izoluar.
Në teatrin e njohur anglez, mesditën e sotme, ndodheshin vetëm punonjësit. Sakaq hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë, ndërkohë që është vendosur perimetri i sigurisë.