Një nëpunëse e Ministrisë së Jashtme, që është anëtare e VMRO-DPMNE, në profilin e saj në facebook ka nxjerrë një foto me pushkë në dorë, ku shkruan porosinë “parapërgatitje për ditët në vijim”, shkruan portali Centarnews.
Sipas këtij portali bëhet fjalë për aktivisten e VMRO-DPMNE nga Shkupi, Viki. K, e cila është e punësuar në Ministrinë e Jashtme. Ky portal e quan këtë patriote të rreme, e cila nuk guxon të përcjellë porosi të tilla urrejtëse, transmeton INA.
Dalja e saj vjen në kohën kur po pritet zgjedhja e Qeverisë dhe paralajmërimet e VMRO-DPMNE dhe protestuesve se nuk do të tolerojnë dhe do të reagojnë ashpër ndaj platformës së partive shqiptare, siç e quajnë ata - të Tiranës.
Artikuj të ngjashëm