Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivistët rrëzojnë statujën e kryeministrit të parë të Kanadasë, MacDonald

Aktivistët në Montreal kanë rrëzuar statujën e kryeministrit të parë të Kanadasë, Sir John A MacDonald, shkruan BBC.

MacDonald ishte i lidhur me rregulla mizore që vranë shumë persona indigjenë në fund të shekullit 19-të.

Në video është kapur ngjarja e rrëzimit të statujës, ku i ishte hequr edhe koka.

Kreu i Qeverisë së Quebecut, François Legault, e ka dënuar këtë.

“Shkatërrimi i pjesëve të historisë sonë nuk është zgjidhje”, ka thënë Legault