Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aksidentohet Papa Françesku

Papa Françesku është aksidentuar teksa udhëtonte me makinën e tij të bardhë dhe të hapur.

Befas mjeti u detyrua të frenojë për shkak të turmës, duke bërë që kreu i Vatikanit të përplaset, duke dëmtuar fytyrën, transmeton NOA raportimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti ndodhi në Kolumbi gjatë vizitës së Papës këtë të diel, ku ai shihet me një shenjë pranë syrit dhe në vetull.

Gjithashtu edhe njolla gjaku shihen në rrobat e Papës. Por kreu i selisë së shenjtë u mjekua menjëherë nga stafi mjekësor, duke vijuar vizitën normalisht.

Por kaq mjaftoi që fotografitë e tij të bëjnë xhiron e botës, duke u përhapur me shpejtësi.