Izmir, 15 tetor - Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur në mesin e të cilëve edhe fëmijë, pasi një kamion është përmbysur teksa transportonte emigrantë të parregullt në rajonin Menderes të qytetit Izmir në Turqi.
Kamioni po lëvizte nga rajoni Aydın në drejtim të qytetit Izmir dhe pasi ka dalë nga rruga është përmbysur në zonën Değirmençay, të rajonit Menderes. Ekipet e policisë, shëndetësisë dhe zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje pas njoftimit për aksidentin.
Si pasojë e aksidentit 19 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa 3 të tjerë kanë humbur jetën nëpër spitale. Në spitalet e qytetit gjenden 23 të plagosur, trajtimi i të cilëve vazhdon.
Ndërkohë mësohet se shoferi i kamionit nuk ka pasur licencë për drejtimin e kamionit.
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi
-
Nëntë të vdekur pas përplasjes së autobusit në Turqi
-
Aksidentohet autobusi në Turqi, 10 persona humbën jetën
-
15 të vdekur në Egjipt në një aksident trafiku