Irani ka deklaruar se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë të aeroplanit ukrainas që u rrëzua në Teheran, duke lënë të vdekur 176 personat në bord.
Aeroplani Boeing u rrëzua pak minuta pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin iranian.
Sipas rregullave të aviacionit, Irani ka të drejtën që t’iu prijë hetimeve të këtij aksidenti, transmeton KTV. Por, prodhuesit e aeroplanëve dhe ekspertët e disa shteteve shpesh përfshihen në analizën e kutisë së zezë.
Mirëpo, rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur në javën kur janë tensionuar marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe SHBA-së. Për këtë shkak, Irani ka refuzuar t’ia dorëzojë Boeingut ose SHBA-së, kutinë e zezë të aeroplanit ukrainas.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani jep detaje lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas
-
Ukraina kërkon dënimin e iranianëve përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit
-
Irani mohon se po ia dërgon Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar
-
Irani do t’ia dërgojë Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar
-
Irani pranon se rrëzoi “jo qëllimisht” avionin ukrainas