Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Agjenti irakian pretendon se kreu i DEASH-it Al-Baghdadi ende është gjallë

Kreu i shërbimit informativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Irakut, Abu Ali al-Basri thotë se lideri i organizatës terroriste DEASH Abu Bakr al-Baghdadi ende është gjallë.

Ministria ruse e Mbrojtjes muajin e kaluar deklaroi se lideri i DEASH-it Al-Baghdadi sipas të gjitha gjasave është vrarë në sulmet ajrore ndaj pozicioneve të organizatës terroriste në Siri. Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë kohët e fundit kanë thënë se nuk kanë prova për vrasjen e al-Baghdadit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Al-Baghdadi ende është gjallë dhe fshihet në Siri në periferi të Rakës, transmeton AA. Lajmet për vrasjen e tij janë të pavërteta dhe të pabaza”, ka thënë sot oficeri i zbulimit irakian al-Basri për gazetën “Al-Sabah”.

Autoritetet amerikane vazhdojnë të ofrojnë shpërblim në para në vlerë prej 25 milionë dollarë për informacionin që çon në kapjen apo vrasjen e Al-Bahgdadit, terroristit i cili në vitin 2013 u largua nga Al-Kaeda dhe një vit më vonë qëndroi në krye të DEASH-it.

Al-Baghdadi herën e fundit në publik është parë verën e vitit 2014 kur DEASH pushtoi Mosulin.