Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka nisur të hënën takimin katërditor, Loya Jirga, me më shumë se 3,200 delegatë, duke synuar arritjen e pajtueshmërisë me talibanët.
Pjesë e këtij takimi janë politikanë, liderë të vjetër fisesh dhe figura tjera të rëndësishme të Afganistanit.
I dërguari special i presidentit Ghani, Omar Daudzai ka thënë se delegatët e refugjatëve afganë në Iran dhe Pakistan janë në mesin e pjesëmarrësve të takimit, që po zhvillohet në masa të rrepta të sigurisë në Kabul.
Ghani ka thënë se dëshiron të krijojë një “qasje të përbashkët
për paqe. Ai u ka bërë thirrje pjesëmarrësve, që i ka cilësuar si “ambasadorë të paqes” që të përcaktojnë “drejtimin” për procesin e paqes.
Negociatorët talibanë kanë refuzuar deri më tani të negociojnë me qeverinë, duke e cilësuar si kukull të Perëndimit dhe kanë insistuar që të tërheqen forcat e huaja para se të fillojnë bisedimet me Kabulin.
Edhe
Trumpi premton ta zgjidhë shumë shpejt krizën Afganistan-Pakistan
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14,000 trupa në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s, përmes së cilit u ofrohet ndihmë trupave afgane dhe programe të trajnimit, me qëllim të luftimit të talibanëve dhe grupeve tjera ekstremiste, përfshirë grupin militant, Shteti Islamik dhe Al-Kaidën.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë thënë në një deklaratë të përbashkët se ata janë pajtuar për tërheqje të trupave të huaja nga Afganistani në mënyrë që t’i hapet rruga procesit të paqes të drejtuar nga "afganët e bashkuar".
-
Negociatorë afganë dhe pakistanezë takohen në Doha për bisedimet e paqes
-
BE-ja pret për herë të parë në Bruksel një delegacion taleban, ngjall kritika
-
Përpjekja e dytë në Zvicër - Delegacioni amerikan e ai iranian nisen për bisedimet e paqes
-
Udhëheqësit iranianë ende s’e kanë miratuar marrëveshjen me SHBA-në