Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afër 200 kafshë gjenden të ngrira në frigoriferin e një burri nga Arizona

Policia në Arizona ka arrestuar një burrë pasi 183 kafshë, përfshirë qen, mace dhe zogj, u gjetën në frigoriferin e tij, raportoi BBC të shtunën.

Michael Patrick Turland pranoi se ngriu disa nga kafshët derisa ishin gjallë, ka thënë policia.

Ai është paditur me 94 akuza për mizori ndaj kafshëve.

Imazhet nga vendngjarja “ishin të pështira dhe zemërthyese”, ka thënë zëdhënësja e zyrës së policisë, Anita Mortensen.

“Si një kafshëdashëse po qaja vetëm duke i shikuar”, i tha ajo BBC-së duke shtuar se fotografitë janë shumë të ndjeshme për t’u publikuar.

Edhe Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport Kuriozitet Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport

Autoritetet tani po kërkojnë bashkëshorten e Turlandit, Brooklyn Beck.

Deri të arrestimi erdhi pasi një qytetare njoftoi policinë se ia kishte lënë gjarpërinjtë Turlandit për t’i shumuar, por se ai ishte zhdukur pas disa muajsh.

Ajo i tha policisë se ishte kontaktuar nga pronari i pronës pasi Turland dhe gruaja e tij ishin larguar nga aty.

Tha se kur pronari shkoi ta pastronte apartamentin, një frigorifer plot me kafshë të ngordhura u gjet në garazh, përfshirë edhe disa nga gjarpërinjtë e saj.

Edhe Mbi 100 gjarpërinj helmues gjenden në një oborr shtëpie Kuriozitet Mbi 100 gjarpërinj helmues gjenden në një oborr shtëpie

Policët gjetën qen, breshka, hardhuca, zogj, gjarpërinj, minj, dhe lepuj mes kafshëve të ngrira.

Motivi i tij i ngrirjes së kafshëve nuk dihet.