Aeroporti i Mynihut ka pezulluar përkohësisht fluturimet mëngjesin e së martës për shkak të ngricave pasi moti i ftohtë vazhdon ta prekë rajonin, shkruan AP.
Të gjitha fluturimet ose u anuluan ose u shtynë, me aeroportin që paralajmëroi se shumë fluturime të planifikuara për më vonë gjatë ditës mund të ndikohen nga kushtet e rënda të motit.
Aeroporti, i dyti më i madhi i Gjermanisë, njoftoi mbylljen e përkohshme të hënën në mbrëmje si rezultat i parashikimeve të motit për të martën.
“Plani është që të lejohet që trafiku ajror të rifillojë nga mesdita. Megjithatë, mund të supozohet se shumica e fluturimeve do të duhet gjithashtu të anulohen gjatë pjesës tjetër të ditës për arsye sigurie”, ka njoftuar Aeroporti.
-
Bora e madhe anulon fluturimet në aeroportin e Mynihut
-
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Munihut, raportohet se janë parë dronë
-
Mbyllet përkohësisht Aeroporti i Mynihut shkaku i dronëve
-
Anulohen shumë fluturime në aeroportin e Frankfurtit për shkak të motit të ligë
-
Rikthehen fluturimet në Aeroportin e Munihut