Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aeroplani rrëzohet gjatë shfaqjes në Michigan, pilotët dalin në momentet e fundit

Dy persona që ishin në një aeroplan luftarak të kohës sovjetike MiG-23, dolën sigurt nga aeroplani pak para se të rrëzohej gjatë një spektakli ajror në Michigan, raporton BBC.

Aeroplani u përfshi nga zjarri dhe më pas u rrëzua.

Piloti dhe pasagjeri që ishin duke operuar aeroplanin gjatë shfaqjes Thunder Over Michigan të dielën, arritën të dilnin sigurt nga aeroplani dhe të zbrisnin me parashuta.

Ata u dërguan në spital, por nuk u raportua për lëndime.

Aksidenti ndodhi të dielën në Belleville të Michiganit.

Edhe 12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së Botë 12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së

Aeroplani u rrëzua në një parking në Waverly, ndërsa ishte pranë të godiste një ndërtesë.

Video nga momenti kur piloti dhe pasagjeri katapultohen nga aeroplani i përfshirë nga zjarri ka qarkulluar nëpër rrjete sociale. Admistrata Federale e Aviacionit në SHBA ka thënë se do ta hetojë rastin. Nuk është bërë e qartë se çfarë çoi deri te aksidenti.