Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Adhuruesi i diktatorëve në krye të Brazilit

Jair Bolsonaro i ka fituar zgjedhjet presidenciale në Brazil. Adhuruesi kundërthënës i diktatorëve, ka deklaruar në adresimin e parë pas zgjedhjeve: “Ne do ta ndryshojmë fatin e Brazilit”.

Ai është politikan i së djathtës ekstreme, populist që përkrah përhapjen e armëve dhe përdorimin e torturës. Në zgjedhjet dramatike të së dielës, brazilianët kanë qenë të ndarë në dysh. Dhe rezultati pritet të ketë ndikimin në të ardhmen e ekonomisë së katërt më të madhe në botë, transmeton Koha.net.

Bolsonaro, 63 vjeç, ka qenë paraushtarak, që kishte ndërtuar boshtin e fushatës zgjedhore rreth zotimeve për luftimin e korrupsionit, krimit dhe kërcënimit të supozuar komunist. Ai ka fituar mbi 55 për qind të votave pas numrit të më shumë se 99 për qind të tyre.

Artikuj të ngjashëm