Politikani shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, ka marrë sot mandatin nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për formim të Qeverisë së re, ka shkruar të enjten gazeta podgoricase “Vijesti”.
Abazoviq merr mandatin me premtimin se do të formojë një qeveri të pakicës, duke lënë jashtë ekzekutivit partitë e mëdha.
Gjatë konsultimeve që thirri presidenti Gjukanoviq, asnjë nga partitë e mëdha nuk shprehu interes.
Këtë e bëri vetëm Abazoviqi.
“I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të fitojë një qeveri me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti malazez shpejt të thërret seancën dhe të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozim të kryeministrit”, ka thënë Gjukanoviq.
Qeveria e Malit të Zi ka disa javë që ka rënë. Mes partnerëve të koalicionit kishe përplasje që nga kur u krijua.
Edhe
Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi
Abazoviq në qeverinë e shkuar ishte zv.kryeministër. Lëvizja që udhëheq ai, URA, ka katër deputetë në Parlamentin e Malit të Zi.
Për formim të Qeverisë duhen 41 deputetë nga 81 sa janë gjithsej. Abazoviqin për kryeministër pritet ta mbështesin deputetët e partisë së Milo Gjukanoviqit dhe ato të pakicave.
-
Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi
-
Abazoviq nuk shqetësohet për mesazhet e Perëndimit për ngrirjen e negociatave me Malin e Zi
-
Abazoviq: Gjukanoviqit i kanë mbetur pak letra në duar, duhet t’i përdorë mirë ato
-
Gjukanoviq propozoi shkurtimin e mandatit të Parlamentit, refuzon Lekiq