Gjermania mund të shkojë sërish drejt një koalicioni të madh mes dy partive kryesore, CDU dhe SPD.
Socialdemokratët e drejtuar nga Martin Schulz, kishin deklaruar gjatë fushatës, por edhe pas humbjes së zgjedhjeve, se nuk do bënin koalicion të madh.
Kjo bëri që CDU e kancelares Angela Merkel të niste bisedimet me partitë e vogla.
Bisedimet dështuan para pak ditësh, pas vendimit të FDP.
Dukej se Gjermania po shkonte drejt zgjedhjeve të reja.
Megjithatë pas një nate të gjatë bisedimesh, drejtuesit e Socialdemokratëve (SPD) kanë vendosur që të japin një sinjal pozitiv.
Pas tetë orë bisedimesh, drejtuesit e SPD thanë se janë gati për të negociuar me CDU për zgjidhjen e krizës.
Edhe
Socialdemokratët miratojnë koalicionin, hapet rruga që Merzi të zgjedhet kancelar i Gjermanisë
Sekretari i Përgjithshëm, Hubertus Heil tha se “SPD nuk i përjashton bisedimet”.
Më herët CDU ishte shprehur se dera është e hapur për Socialdemokratët.
Tani priten bisedimet me shpresën se Gjermania nuk do zhytet në një krizë politike, duke shkaktuar valë negative në mbarë Europën.