(Foreign Policy Magazine) - Kur Hodan Osman pa në një pasdite një të njohur që po hynte në ndërtesën e bankës qendrore, mendja i shkoi në dy gjëra.
Nuk ishte uniforma ushtarake e burrit që po e shqetësonte. E as se po fërkohej prej krahëve të ushtarëve të tij. Hodan ishte mësuar me ushtarë; Somalia po luftonte kundër një kryengritjeje islamike. Eksplodimet dhe të shtënat ishin pjesë e përditshmërisë në vend dhe kryeqyteti Mogadishu ishte plot me postblloqe.
Plaçkitje e ligjshme?
Ishte çanta e tij që rroku vëmendjen e saj. Ajo e pa se si valixhja me rrota u dërgua në drejtim të zyrës së parave në dorë dhe aty nisi të mbushej me para. “Ata po e mbushnin valixhen me miliona dollarë”, kujton Hodan. “Mendova: ‘O Zot, dukej se ishin tre milionë dollarë. Thjesht nuk mund të besoja çfarë po shihja”.
Hodan, e cila së fundmi kishte nisur punën si këshilltare e lartë në bankën qendrore të vendit, po e shikonte burrin derisa po merrte dyqind dollarë nga dengu i parave dhe po ia kthente arkëtares, si formë ryshfeti për hyrje-daljen e tij.
Edhe
“S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar”
Ai u largua shpejt me një makinë antiplumb, shoqëruar prej dy makinave tjera me mitralozë. Por, Hodan nuk po e shikonte këtë hajni të madhe thjesht si dëshmitare. Ajo do ta merrte vesh se krejt këto para ishin vjedhur për t’ua siguruar pagat mujore krejt ushtarëve të ushtrisë së vendit. Dhe kështu vendi nuk po e dinte se çfarë e priste muajin tjetër.
Hodan e njihte burrin në krye të aksionit. Ishte një kolonel i cili ishte ngarkuar me detyra logjistike, ej o me financa të ushtrisë. “Ai nuk do të duhej të ishte njeriu që vidhte para dhe i shpërndante”, ka thënë ajo. “Ai madje as nuk do të duhej t’i prekte me dorë paratë”.