Botë

Marrëveshjen për emrin Zaev e quan një hap të rëndësishëm drejt BE-së

Descriptive Text

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë nga Strumicë deklaroi se marrëveshja do të nënshkruhet nesër dhe do të japë sinjal për qasje të Maqedonisë drejt Evropës

Zaev tha se edhe para marrëveshjes me Bullgarinë ka pasur protesta, por asgjë s’ka ndryshuar, ashtu do të jetë edhe me Greqinë. Ai vlerësoi se marrëveshja me Greqinë duhet ta motivojë Evropën që të kthejë sytë nga Maqedonia.

Në lidhje me pritjen e ftesës për bisedime për anëtarësim në BE, kryeministri Zaev tha se miqtë e mirë si Bullgaria dhe vendet tjera fuqishëm e mbështesin Maqedoninë, raporton Alsat.

Ministrja për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva theksoi se Bullgaria si udhëheqëse me BE-në dhe qeveria e vendit të saj punojnë që Maqedonia të marr datë për bisedime.