Gareth: Marrëveshja me Greqinë i hap Maqedonisë rrugën për NATO e BE

Gareth: Marrëveshja me Greqinë i hap Maqedonisë rrugën për NATO e BE

13 qershor 2018 13:57

Ambasadori britanik në Shkup, Charles Gareth përshëndeti marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin për emrin duke thënë se kjo do t’ia hapë rrugën Maqedonisë që të shkojë përpara në integrimet euroatlantike, drejt BE-së dhe NATO-s.

“Kjo nuk është mirë vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, tha Gareth pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë.

Ai shfaqi shpresë se Maqedonia do të marrë datën për fillim të negociatave inkuadruese në takimin e Këshillit të BE-së, ndërsa më vonë edhe ftesë për anëtarësim në NATO.

Ambasadori britanik e përsëriti deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Jonson se ky është lajm fantastik dhe se për arritjen e kësaj marrëveshje nevojitet lidership i madh dhe trimëri politike, duke iu bërë thirrje liderëve të të dy vendeve që të përfitojnë nga benefitet që do t’i sjellë marrëveshja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme