Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un po vlerësohet lart për krijimin e kushteve të paqes në botë.
Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trumpit dhe Kimit, ndërsa media shtetërore po e vlerëson takimin si fitore diplomatike për liderin e tyre, përcjell KsP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin e saj të parë për takimin, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA ka përmendur 16 herë emrin e Kim, duke shkruar se “takimi i shekullit”, u mbajt me qëllim të përfundimit të marrëdhënieve armiqësore.
Aty përmenden fjalët e Kim, i cili u zotua për krijimin e kushteve të paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean. Agjencia tutje ka bërë të ditur se liderët kanë pranuar ftesat e njëri-tjetrit për t’i vizituar vendet respektive.