Botë

Përse u zgjodh Singapori për takimin historik Trump-Kim Jong Un

Përse u zgjodh Singapori për takimin historik Trump-Kim Jong Un

Nuk është rastësi që Singapori u zgjodh si vendi ku do të organizohet samiti historik midis presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Një arsye kryesore: ky qytet-shtet është jashtëzakonisht i sigurt dhe i kontrolluar shumë. Në fakt, ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë. Kjo është pjesërisht për shkak të sistemit gjithëpërfshirës të kontrollit të vendit, siç raporton nga Singapori korrespondenti Bill Gallo i Zërit të Amerikës.