Botë

Trump: SHBA gati për t’iu përgjigjur kërcënimeve të Koresë Veriore

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve nukleare të Koresë Veriore nëse Kina dështon t’i bëjë presion Pjong-jangut, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për “Financial Times”, të dielën.

“Nëse Kina nuk do të zgjidhë Korenë Veriore, ne do ta bëjmë këtë. Kjo është e tëra që po ua them”, citohet të ketë thënë Trump për gazetën.