Gilbert Baker, artisti nga San Francisko i cili ka krijuar flamurin ylber si një simbol për komunitetin LGBT ka vdekur në moshën 65 vjeçare, raportojnë mediat në SHBA.
Baker ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij gjatë të enjtes në mbrëmje.
Ai ka dizajnuar flamurin me ngjyra në vitin 1987 për ditën e lirisë së komunitetit gej.
Flamuri origjinal i Baker kishte 8 ngjyra se secila prej tyre prezantonte diçka: ngjyra rozë-seksualitetin, e kuqja- jetën, e portokallta-shërimin, e verdha-dritën e diellit, e gjelbra-natyrën, vjollce e errët-harmoninë, - violeta-shpirtin njerëzor.
Më vonë flamurit iu hoqën ngjyra rozë dhe ajo vjollce e errët.
“Unë kam vendosur që ne duhet pasur një flamur, i cili do jetë simboli ynë, meqë ne jemi një komunitet” pati thënë Baker në një intervistë kohë më parë.