Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë, ka njoftuar se është martuar me partneren e tij prej shumë vitesh në ditëlindjen e tij të 93-të. Është martesa tij e katërt.
Astronauti në pension festoi ditëlindjen të premten dhe shrkoi në Twitter se u martua me Anca Faurin, 63 vjeç, në një ceremoni të vogël në Los Angeles.
Faur ka punuar si nënkryetare ekzekutive e “Buzz Aldrin Ventures” që nga viti 2019, sipas faqes së saj në LinkedIn.
Aldrin është martuar dhe divorcuar tre herë.
Ai u bë njeriu i dytë që shkeli në Hënë dhe është i vetmi gjallë nga tre personat që shkuan në Hënë. Aldrin doli në pension nga NASA në korrik 1971 dhe vazhdoi të shërbejë si komandant i Shkollës së Pilotëve të Kërkimeve Ajrore në bazën e forcave ajrore Edwards në Kaliforni.
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli
-
NASA po dërgon për herë të parë pas mbi 50 vjetëve astronautë në Hënë
-
Kendall Jenner e Jacob Elordi e zyrtarizojnë lidhjen
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
-
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës