Botë

Tilerson: S’do t’i heqim sanksionet Rusisë deri sa t’i përmbush detyrimet

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tilerson tha sot se Washingtoni do t’i zbutë sanksionet ndaj Rusisë, vetëm kur Moska të përmbush detyrimet, të cilat do të kontribuojnë në vendosjen e paqes.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimes nga kjo e fundit në vitin 2014, si dhe për shkak të përkrahjes që Rusia po u jep rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, të cilët po luftojnë për shkëputje nga Ukraina.

“Sanksionet e SHBA-vë mbeten në fuqi, deri sa Moska nuk pezullon veprimet që kanë shkaktuar vendosjen e sanksioneve tona”, tha Tilerson, raporton ksp.