Qeveria britanike të enjten publikoi detajet e një plani për zëvendësimin e mbi një mijë ligjeve të BE-së në Britani me legjislacionin e brendshëm.
Një ditë pas kur kryeministrja Theresa May inicio daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, sekretari i Brexit, David Davis zbuloi planin e shfuqizimit të ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Shumë nga ligjet e BE-së të cilat do të zëvendësohen krijojnë shqetësime për të drejtat e punëtorëve, mbrojtjes së ambientit dhe të drejtat e konsumatorëve, ndërkohë që kritikët druajnë se kjo do të dobësohet më shumë nëse ligji kalon pa shqyrtim të plotë nga Parlamenti.