Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

90 për qind e gjermanëve e pranojnë se në vend ka racizëm

Ministrja gjermane për Çështjet Familjare, Lisa Paus, ka thënë se 90 për qind e atyre që jetojnë në vend e kanë pranuar se në vend ka racizëm, shkruan Anadolu Agency.

Paus njoftoi rezultatet e hulumtimit që institucioni "Agjencia Kombëtare për Monitorimin e Diskriminimin dhe Racizmin" në Berlin ka zhvilluar duke anketuar 5 mijë persona.

"Racizmi dëmton vlerat themelore kushtetuese në Gjermani. Sipas rezultateve të hulumtimit, 90 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani e pranojnë se në vend ka racizëm. Duam apo nuk duam racizmi ndodhet në çdo vend dhe na prek të gjithëve. Madje, ka nga ata që kanë humbur jetën si pasojë e racizmit", shtoi Paus.

Hulumtimi zbuloi se të paktën 22 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani kanë përjetuar racizëm të paktën një herë.

Në hulumtim bëhet e ditur se të qenurit mysliman perceptohet si një "problem" në vete madje si një "rrezik" dhe se përkatësia fetare është racializuar.

Sipas hulumtimit, më shumë se një e katërta e popullatës ndajnë mendimin se pabarazia ndërmjet grupeve sociale është legjitime.

Edhe Myslimanët në Evropë përjetojnë ngritje shqetësuese të diskriminimit, zbulon sondazhi Botë Myslimanët në Evropë përjetojnë ngritje shqetësuese të diskriminimit, zbulon sondazhi

Shumë njerëz në Gjemani besojnë në ekzistencën e racave njerëzore.

Përvojat e drejtpërdrejta raciste po bëhen më të shpeshta në mesin e anëtarëve të rinj të grupeve raciste.

Theksohet se pothuajse askush në Gjermani nuk ka dyshim për ekzistencën e racizmit në vend.