Botë

Ish-presidentja e Koresë së Jugut del para gjyqit

Ish- presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-Hye, u paraqit në gjykatë të enjten në një seancë e cila do të vendos nëse ajo duhet të arrestohet për akuzat për korrupsion, skandal ky që e rrëzoi nga pushteti.

E zymtë dhe e zbehtë, Park ka injoruar mediat, në momentin kur mbërriti në Gjykatën e Qarkut qendror në Seul, shkruan afp.