Të premten një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-presidenten Park Geun-hye me tetë vjet të tjerë burg.
Sipas dokumenteve të gjykatës Qendrore të Seulit, 66 vjeçarja Park, u dënua me gjashtë vjet burg për marrjen e rreth 3 miliardë dollarë nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe dy vjet të tjera për ndërhyrje të parregullta në zgjedhjet parlamentare. Park, e cila ka mohuar akuzat, nuk u paraqit në gjykatë, transmeton Zëri i Amerikës.
Ajo po kryen një dënim tjetër me 24 vjet burg, pas vendimi në muajin prill të një gjykate më të ulët, që e shpalli atë fajtore për korrupsion, përfshirë marrje ryshfeti, shpërdorimin detyre dhe praktika të detyrimit nëpërmjet kërcënimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet për korrupsion me 25 vjet burgim
-
Ish-presidentja jugkoreane dënohet me 24 vjet burg për korrupsion
-
17 vjet burg për korrupsion për ish-presidentin jugkorean Lee
-
Në burg edhe ish – kryetari i katërt i Koresë Jugore
-
Dënohet me burgim të përjetshëm ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol