Botë

8-vjeçari zgjohet i paralizuar nga sulmi i 4 Korrikut, kërkon vëllain binjak

shba, sulm

Një 8-vjeçar, shtylla kurrizore e të cilit u dëmtua nga të shtënat në paradën e 4 Korrikut, është zgjuar për herë të parë që nga sulmi dhe kërkon të shohë vëllain e tij binjak, tha familja e tij, raportoi AP-ja të shtunën.

Mjekët nuk mendojnë se Cooper Roberts pësoi ndonjë dëmtim në tru nga plumbat që goditën gjoksin e tij, njoftoi familja që konfirmoi se ai është i paralizuar nga beli e poshtë.

Djali u hoq nga ventilatori. Ai është në gjendje të rëndë dhe ka dhimbje të mëdha, por po përmirësohet.

Ai dhe vëllai i tij binjak, Luke, i cili u godit dhe është në shtëpi, e pëlqyen paradën e 4 Korrikut, por tani familja po parashikon një "normale të re" për Cooperin, i cili u plagos nga një breshëri plumbash me armë zjarri që la dhjetëra të tjerë të plagosur dhe shtatë të vdekur në Highland Park, tha Tony Loizzi, familjar i djalit.

Nëna e djemve, Keely Roberts, gjithashtu u lëndua, por jo aq rëndë. Vetëm babai i djemve, Jason Roberts, nuk u lëndua.

Binjakët janë më të vegjlit nga gjashtë fëmijët e familjes.

Ndërkohë, nëna e djalit, e cila u qëllua dy herë në këmbë, i është nënshtruar dy operacioneve dhe mund të ketë nevojë për një të tretë, tha Loizzi.

"Ata janë të shkatërruar", tha ai për familjen, "por ata po përqendrojnë të gjithë energjinë e tyre tani tek Cooper”.