Botë

Të paktën tetë minatorë të vdekur në kinë

Descriptive Text

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe një është zhdukur, si pasojë e një aksidenti në një minierë ari në Kinën qendrore, ka bërë të ditur televizioni shtetëror kinez, transmeton KTV.

Incidenti ndodhi në momentin kur 18 minatorët ishin duke punuar nën tokë, në një minierë e cila është në pronësinë e Korporatës Kineze të Minierave të Arit.

Sipas televizionit shtetëror, aksidenti u shkaktua nga "tymi i papritur", i cili mund të ketë ardhur nga zjarri nëntokësor. Ndërkohë, raportohet se autoritetet kineze kanë filluar hetimin e këtij incidenti.