Botë

Përmes tunelit në Meksikë arratisen 29 të burgosur

Meksikë, 24 mars – Të paktën 29 të burgosur, janë arratisur nga një burg në shtetin federal të Meksikës, Tamaulipas, ndërsa për të realizuar synimin e tyre, kishin përdorur një tunel të gërmuar.

Ky informacion është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Tamaulipas, Luis Albeta Rodriguez, i cili tha se të burgosurit kishin ikur përmes një tuneli të gërmuar më parë nën burgun në kryeqytetin Ciudad Victoria.