Serbia është e rrethuar me vendet anëtare të NATO-s e disa politikanë e analistë pohojnë se herët a vonë, përkundër neutralitetit ushtarak të proklamuar, do të shtrohet çështja e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, transmeton Koha.net.
Lidhur me këtë çështje, gazeta e Beogradit “blic” ka bërë një anketë me lexuesit e vet.
Në anketë, 73 për qind e të pyeturve është deklaruar kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.
Për hyrje kanë votuar 19 për qind e tyre, ndërsa 8 për qind e të pyeturve ka thënë se do ta thotë mendimin e vet ku të shpallet referendumi për këtë çështje.
Artikuj të ngjashëm
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
- Si po kufizohet Kosova me Euro-Azinë
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në
-
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në