Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një pjesë rurale të Australisë perëndimore.
Policia ka konfirmuar se trupat e katër fëmijëve dhe tre personave të rritur u gjetën në Osmington. Autoritetet nuk kanë treguar shkaqet e vdekjes, por kanë konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri.
Deri më tani ka vetëm dyshime se bëhet fjalë për vrasje masive. Nëse konfirmohet një gjë e tillë, kjo do të ishte masakra më e madhe në Australi, që prej masakrës së Tasmanias, e cila mori jetën e 35 njerëzve në vitin 1996, raporton BBC.
Besohet se viktimat janë pronarë të vendit ku u gjetën të pajetë, mirëpo policia është treguar mjaft e rezervuar në dhënien e informatave të mëtutjeshme
Osmington është një vend me pak banorë, rreth 20 kilometra larg lumit Margaret- që është një zonë e famshme turistike.
-
Vrasja më e përgjakshme në 22 vjetët e fundit në Australi la të vdekur 7 persona, 4 fëmijë
-
Në Australi, policia gjen pesë trupa të pajetë brenda një shtëpie
-
Pesë të vdekur nga dallgët e mëdha në brigjet e Australisë
-
Gjenden të vdekur katër fëmijë e dy të rritur në një shtëpi në Otava
-
Të paktën nëntë të vdekur nga stuhia e fuqishme në Australi