Botë

Pence në Florida promovon projektligjin për kujdesin shëndetësor

Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, ka vizituar shtetin e Floridës, me ç’rast ka takuar guvernator e këtij shteti, Rick Scott. Pence erdhi në këtë shtet për ta promovuar projektin e republikanëve për rregullin e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Sipas Pence, presidenti Donald Trump mbështet fuqimisht projektligjin e republikanëve për ta zëvendësuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm të administratës Obama, duke e cilësuar atë si hap të duhur, transmeton KTV.

Plani republikan i kujdesit shëndetësor në mes tjerash përfshin edhe vendosjen e gjobave tatimore për njerëzit që nuk blejnë sigurim shëndetësor.

Që nga fushata presidenciale, Trump vazhdimisht e ka kritikuar administratën Obama për sistemin e sigurimit shëndetësor të njohur si “Obamacare”, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për amerikanët, megjithatë disa pjesë të “Obamacare” pritet të mbesin të përfshira edhe në projektin e ri të republikanëve për shëndetësinë.