Grekët protestojnë kundër marrëveshjes BE-Turqi për emigrantët Foto: Reuters

Grekët protestojnë kundër marrëveshjes BE-Turqi për emigrantët

19 March 2017 10:57

Mijëra grekë dhe emigrantë morën pjesë në një protestë të organizuar në Athinë, për ta kundërshtuar marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë për emigrantët, e cila ka për qëllim frenimin e valës së emigrantëve pa dokumente drejt BE-së.

Një vit pasi marrëveshja hyri në fuqi, protestuesit dolën në rrugët e kryeqytetit grek dhe marshuan drejt parlamentit dhe zyrave të Bashkimit Evropian , duke bërë thirrje për hapje të kufijve, transmeton KTV.

Sipas marrëveshjes, kushdo që kalon në Greqi pa dokumente mund të dëbohet në Turqi, përderisa ata nuk kualifikohen për azil në shtetin grek.

Ndryshe, që nga fillimi, marrëveshja BE-Turqi për emigrantët është kritikuar ashpër edhe nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe refugjatët, të cilat e konsiderojnë atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme