Së paku 650 të burgosur janë evakuuar nga burgu shtetëror i Texasit shkaku i shpërthimit të zjarrit në katin e tretë.
Të burgosurit janë zhvendosur në burgun në veri të Houstonit.
Fillimisht ishte raportuar për 320 të burgosur të evakuuar, por departamenti i burgjeve ka njoftuar se si masë paraprake është marrë vendimi për evakuimin e gjithë burgut.
Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar pasi autoritetet e shuan atë.
Në burgun Huntsville janë 1 mijë e 600 të burgosur dhe në këtë burg kryhen edhe dënimet me vdekje.
Artikuj të ngjashëm