Pas zgjedhjeve parlamentare në Holandë me ç’rast Partia ultra-nacionaliste e Lirisë pësoi debakël, në emisionin e sotëm ‘Rreth Botës’ nga ora 17.30 trajtojmë sërish këtë temë.
Më shumë detaje do të na jep e ftuara e kësaj jave, Arlinda Rrustemi, Analiste e Lartë Strategjike në Qendrën për Studime Strategjike në Hagë.
Mes tjerash flasim edhe për vërshimet katastrofike që kanë përfshirë Perunë me ç’rast mbi 60 njerëz humbën jetën dhe Marion Kelly, vajzën e cila u bë yll i internetit pasi bastisi dhomën në të cilën babai i saj jepte intervistë për BBC.