Specialja në Maqedoni hap 7 hetime të reja për keqpërdorim detyre

Specialja në Maqedoni hap 7 hetime të reja për keqpërdorim detyre

19 December 2017 16:08

Prokuroria Speciale Publike njoftoi hapjen e 7 hetimeve të reja të kësaj prokuroria, raporton Alsat-m. Të dyshuarit në këtë lëndë kryesisht akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për vepra tjera penale.

Lënda e parë – “Shërbimet e Huaja”: Rasti ka të bëjë me blerjen e pajisjeve jo-ligjore për përgjim në Maqedoni.

Lënda e dytë – “Trubrina”: Në këtë rast hetohet një deputete e dyshuar për keqpërdorim të buxhetit shtetëror. Deputetja edhe pse ka jetuar në Shkup ka kërkuar ti mbulohen shpenzimet e udhëtimit. Paratë e marra nga shteti për këtë arsye nuk janë përdorur kurrë nga deputetja.

Lënda e tretë – “Rentgen” : Rasti ka të bëjë me ish-ministrin e Shëndetësisë në vitin 2012 i cili në bashkëpunim me një gazetare kanë rregulluar dhe kurdisur përzgjedhjen e tenderëve.

Lënda e katërt -“Producent”: Në këtë rast i dyshuar është ish ministri i Bujqësisë, Lupço Dimpovski, i cili bashkë me TV Sitel akuzohen për larje parash.

Lënda e pestë – “Liner”: Në këtë rast dyshohet një investues që ka bërë shkelje ligjore duke ndërtuar një objekt pa lje përballë një ambasade në vend.

Lënda e gjashtë – “Tarifa 2”: Është vazhdim i lëndës “Tarifa 1” e cila ka të bëjë me vepër penale në EVN dhe të dyshuarit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit

Lënda e shtatat – “Transportuesi 2”: Është vazhdim i lëndës “Transportuesi 1” por lënda është hapur më shumë dhe ka përfshirë dhjetëra persona.

Në Gjykatën penale këtë javë janë caktuar 9 seanca për lëndët e PSP-së.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme