Botë

Qindra të vdekur e të zhdukur nga stuhia në Filipine

Të paktën 43 persona kanë vdekur për shkak të stuhisë tropikale që ka shkatërruar qendrën e Filipineve, ndërkohë që zvogëlohen shpresat për të rigjetur të mbijetuar mes dhjetëra të zhdukurve të marrë nga rrëshqitjet e tokës, njoftuan sot autoritetet, transmeton atsh.

Stuhia tropikale Kai Tak u largua sot drejt Detit të Kinës Jugore pasi kaloi ishujt e qendrës së arkipelagut ku ajo kishte shkaktuar shira të rrëmbyer, përmbytje dhe rrëshqitje toke vdekjeprurëse.

Agjencia e menaxhimit të katastrofave njoftoi se 43 persona kishin vdekur dhe 45 të tjerë vazhdonin të rezultonin të zhdukur.

“Rreth gjysma e 100 000 personave që ishin larguar për shkak të stuhisë vazhdojnë të jenë në qendra urgjence”, sipas qeverisë.

Arkipelagu i Filipineve preket çdo vit nga rreth 20 tajfunë.